Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Stadiumi i ri i Romës, që pritet të ndërtohet në zonën Pietralata, do të kushtojë thuajse 1,4 miliardë euro.
Kjo është përllogaritja e bërë sipas gazetës “Il Messaggero”, e cila do të vlejë për ndërtimin e stadiumit, por edhe të projekteve ndihmëse, si parkime, parqe apo edhe përmirësimin e stacionit të metrosë që është pranë arenës së re të klubit roman.
Ndërtimi do të kërkojë 37 muaj.
Guri i parë do të vendoset në 2027 dhe do të përfundojë në 2031. Por që në vitin e parë të funksionimit pritet të gjenerojë të ardhura.
Ato parashikohen mbi 153 milionë euro, ku pjesën më të madhe, prej 118 milionë eurosh, e kanë biletat dhe abonimet.
Roma zotërohet prej 17 gushtit 2020 nga grupi amerikan Friedkin, falë të cilëve erdhi edhe trofeu i parë pas 14 vitesh, Conference League në 2022, në finalen e luajtur në Tiranë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)