Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Ernest Muçi do të transferohet zyrtarisht te Trabzonspori.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i skuadrës turke, Ertugrul Dogan, i cili ka konfirmuar për mediat turke se klubi i tij do të blejë kartonin nga skuadra e Beshiktashit.
Por e ardhmja mund ta gjejë larg kampionatit turk sulmuesin kuqezi, pasi për të ka pasur oferta të shumta dhe Trabzonspori mund ta sakrifikojë për të shlyer të gjitha borxhet. Muçi ka shënuar 10 gola në 18 ndeshjet e luajtura këtë sezon.
Vazhdon e paqartë situata për Kristjan Asllanin. Për mesfushorin, që ka dalë jashtë planeve të Torinos, ka shfaqur sërish interes Bolonja. Këta të fundit e kërkuan lojtarin që në merkaton e verës, por nuk arritën ta finalizonin marrëveshjen.
Lëvizjet e fundit në mesfushë në skuadrën e Italianos mund të krijojnë një mundësi shumë të mirë për Asllanin, i cili do të kishte mundësi ta vazhdonte karrierën e tij në Serinë A dhe në një klub me ambicie dhe me projekt serioz.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)