Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kategoria Superiore rikthehet në fundjavë me ndeshjet e javës së 21-të, duke sjellë sërish rivalitet, emocione dhe përballje të rëndësishme në të gjitha stadiumet.
Java do të hapet të shtunën me tre ndeshje. Në orën 13:30, Bylisi pret Egnatian në Ballsh, në një duel ku të dyja skuadrat kërkojnë rikthimin te fitorja.
E shtuna do të kulmojë me supersfidën Vllaznia – Partizani në “Loro Boriçi” në orën 16:30. Të dyja skuadrat vijnë me moral të lartë dhe objektiva të qarta, duke e kthyer këtë duel në një nga përballjet më të pritura të javës.
Të dielën do të zhvillohen dy takimet e mbetura të javës së 21-të. Në stadiumin e Vorës, Teuta do të përballet me Vorën, ndërsa java do të mbyllet në “Elbasan Arena” me një tjetër ndeshje të fortë mes Elbasanit dhe Dinamo, dy skuadra që luftojnë për kreun e renditjes.
Java e 21-të e Superiores premton spektakël dhe rivalitet, duke konfirmuar edhe një herë nivelin konkurrues dhe emocionet që ofron kampionati në çdo ndeshje.
Kategoria Superiore, java 21
Bylis – Egnatia 24.01.2026 13:30
Tirana – Flamurtari 24.01.2026 13:30
Vllaznia – Partizani 24.01.2026 16:30
Teuta –Vora 25.01.2026 13:30
Elbasani – Dinamo 25.01.2026 16:30
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)