play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Johnny Depp mund të rikthehet si “Pirati i Karaibeve”

today10/07/2023

Background
share close

Johnny Depp torna Jack Sparrow, a febbraio le riprese del nuovo film della  saga Pirati dei Caraibi

Johnny Depp nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në Disney. Një burim i afërt me yllin i tha PEOPLE se Depp, i cili më parë ka thënë se ndihej i tradhtuar nga kompania që qëndron pas ekskluzivitetit shumëmiliardë dollarësh “Pirates of the Caribbean”, mund të rikthehet për më shumë filma.

“Çdo gjë është e mundur”, tha burimi, duke shtuar: “Nëse është projekti i duhur, ai do ta bëjë atë”.

Thashethemet për një rikthim të mundshëm në rolin e kapitenit Jack Sparroë vijnë pak më shumë se një vit pas padisë kontroverse të Depp për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, të cilën ai e fitoi. Pavarësisht shpresave të shumë prej fansave të tij, një përfaqësues i Depp i tha PEOPLE në qershor të vitit të kaluar se një raport që pretendonte se aktori po kthehej në ekskluzivitetin e Pirates për më shumë se 300 milionë dollarë ishte “i rremë”.

Pirati dei Caraibi 6 - Il possibile ritorno di Johnny Depp - Gamesurf

Producenti Jerry Bruckheimer i tha revistës britanike The Times në një intervistë të botuar muajin e kaluar se ekipi i tij po punonte në “dy skenarë për Pirates, një me [Margot Robbie], një pa”.

Sa i përket përfshirjes së mundshme të Depp, 79-vjeçari Bruckheimer tha: “Jo tani për tani”, por “e ardhmja nuk është vendosur ende”.

Depp fitoi një nominim për çmimin Oscar për rolin e tij si Jack Sparroë në filmin origjinal të vitit 2003 Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl. Vazhdimet e tij të suksesshme u publikuan në 2006, 2007, 2011 dhe 2017.

Depp aktualisht do të drejtojë filmin biografik me aktorin Al Pacino, Modi, i cili tregon historinë e piktorit të shekullit të 20-të Amedeo Modigliani.

Written by: Sasha Ndreka

Similar posts

Show Biz

Rita Ora do të performojë në finalen e ‘Wimbledon 2025’

Rita Ora do të ngjitet në skenë për një koncert falas më 11 korrik në Brooklyn Bridge Park, në kuadër të ngjarjes “The Hill in New York”, një organizim treditor që i kushtohet transmetimit të finaleve të Wimbledonit. Klubi i Tenisit “All England Lawn Tennis Club”, që organizon kampionatin prestigjioz […]

today09/07/2025

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *