play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

sashaclubfm

9087 Results / Page 495 of 1010

Background

Politikë

Vizita e Makronit, njihuni me marrëveshjet e nënshkruara mes Francës dhe Shqipërisë

Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar ditën e sotme një numër marrëveshjesh gjatë pritjes së presidentit Emanuel Makron. Një nga marrëveshjet e nënshkruara është ajo e udhërrëfyesit ekonomik mes ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ministri i Deleguar i Tregtisë së Jashtme, Atraksionit dhe Diasporës së Republikës Franceze z. Olivier Becht. “Memorandum i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjellë midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Agjencia Shtetërore […]

today17/10/2023

Politikë

Presidenti Macron nga Tirana: Vuçiç të dënojë prerazi sulmin në Banjskë të Kosovës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nga Tirana ku po zhvillon vizitë zyrtare, pret nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç që të dënojë sulmin e 24 Shtatorit në Banjskë të Kosovë nga grupi serb paramilitar ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës. Në konferencën për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Presidenti Macron i bëri të qarta ato që pret si nga pala serbe, ashtu edhe nga autoritetet e Kosovës, duke […]

today17/10/2023

Politikë

Macron: Çështja e vizave të Kosovës është pezulluar nga Franca, pres që Kurti-Osmani të mbajnë fjalën

Procesi për heqjen e vizave për Kosovën është pezulluar nga Franca pas rritjes së tensioneve në veri para vrasjes së policit dhe mospjesëmarrjes në zgjedhje të komunitetit serb në atë zonë. Lajmin e bëri të ditur Presidenti francez Macron gjatë vizitës në Tiranë, ku në konferencën për shtyp me Kryeministrin Edi Rama tha se kjo çështje është pezulluar për shkak se fjala e dhënë nuk po mbahet. “Ne ju kemi […]

today17/10/2023

Politikë

“E ardhmja e Shqipërisë është në Evropë”, Macron: Po hyjmë në një epokë të re të bashkimit të kontinentit tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka quajtur gabim i thellë mungesën e vizitave zyrtare të Presidentëve të Francës që prej vitit 1912 në Shqipëri. Megjithatë, ai e ka quajtur vizitën e tij, rregullim të këtij gabimi. Në një konferencë për mediat, Presidenti francez, Macron, është shprehur i bindur se vendi i Shqipërisë është në Evropë dhe ka theksuar nevojën për një bashkim të Evropës. Gjatë fjalës së tij, Macron […]

today17/10/2023

Politikë

Rama me Macron: Jam shumë i lumtur për vizitën tuaj, Shqipëria do jetë referenca europiane në Ballkan

Kryeministri Edi Rama nuk e ka fshehur kënaqësinë e vizitës në Shqipëri të Presidentit të Francës Emmanuel Macron. Në konferencën e përbashkët për shtyp nga godina e qeverisë, Kryeministri Rama tha se kjo është një vizitë shekullore me domethënie të rëndësishme. “Sa herë unë gjendem në situatë si kjo ku duhet shprehur kënaqësia për praninë e mikut të çmuar, evitoj fjalën i lumtur që sugjeron Ministria e Jashtme në fjalimet […]

today17/10/2023

Bota

Familjet palestineze refuzojnë të braktisin shtëpitë e tyre në Gaza: ‘Nuk do të largohemi’

Qindra mijëra palestinezë janë larguar nga Gaza veriore ndërsa Izraeli po përgatitet për një ofensivë tokësore kundër Hamasit. Por pavarësisht rreziqeve, shumë prej tyre nuk duan ose nuk mund të largohen nga zona. “Unë nuk do të largohem nga vendi im, nuk do të largohem kurrë,” tha 42-vjeçari Mohamed Ibrahim. “Nuk mund të shkoj në një vend tjetër, edhe nëse do të na shkatërrojnë shtëpitë. Unë do të qëndroj këtu”. […]

today17/10/2023

Bota

Lufta në Izrael/ Turqia në bisedime me Hamasin për pengjet

Turqia është në bisedime me Hamasin për lirimin e të huajve, qytetarëve dhe fëmijëve të mbajtur peng nga kjo organizatë, tha sot ministri i Jashtëm Hakan Fidan. Kreu i diplomacisë turke ndodhet në Bejrut me ftesë të homologut të tij libanez Abdullah Rashid Bouhabib. Gjatë një konference për shtyp në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Bejrut, Hakan Fidan deklaroi së bashku me homologun e tij libanez se “shumë vende” […]

today17/10/2023

Bota

Truproja e Taylor Swift shkon në Izrael për të luftuar

Mediat izraelite raportojnë se një nga truprojat e Taylor Swift në turneun e saj Eras ka lënë punën e tij në SHBA për t’u kthyer në shtëpi në Izrael. Ai thuhet se i është bashkuar njësisë së tij të ushtrisë për të luftuar për IDF. “Kam një jetë mjaft të mrekullueshme në SHBA, një punë ëndrrash, miq të shkëlqyer dhe një shtëpi të rehatshme.  Unë nuk duhej të vija këtu, […]

today16/10/2023

Bota

Gjermania shton kontrollet kufitare për ta parandaluar valën e re të emigrantëve

Gjermania njoftoi të hënën se do t’i shtojë kontrollet kufitare përgjatë kufijve lindorë dhe jugorë, për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve. Berlini e njoftoi Bashkimin Evropian (BE) për kontrolle të shtuara në pikat kalimtare me Republikën e Çekisë, Poloninë dhe Zvicrën, për ta parandaluar trafikimin dhe emigrimin e parregullt, tha Ministria e Brendshme e Gjermanisë në një deklaratë. “Tani është e nevojshme të merren të gjitha masat e […]

today16/10/2023