Samiti i Procesit të Berlinit/ Rama surprizon liderët evropianë me valle shqiptare dhe të Ballkanit Perëndimor
Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor kanë shkrepur foton zyrtare, sipas protokollit, në kuadër të Samit të Procesit te Berlinit, i cili po mbahet në Tiranë. Ndërkohë, grupe valltarësh kanë performuar valle me motive kombëtare shqiptare dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, para liderëve duke dhuruar një atmosferë fantastike, në hyrje të Piramidës. Ky spektakël mori duartrokitje dhe kështu u shënua dhe fundi i sesionit të parë të Samitit. […]