Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today18/12/2023
Banorët e Libonikut kanë protestuar për shkak të ndotjes mjedisore që shkaktohet nga aktiviteti i një fabrikë të riciklimit të vajrave të djegura që ushtron aktivitetin në afërsi të zonës së banuar.
Prej kohësh ata përballen me situatën alarmante, ndërsa thonë se pavarësisht ankesave të tyre nuk kanë mundur të gjejnë zgjidhje nga institucionet. Prej 3 vitesh subjekti ushtron aktivitetin në zonën industriale dhe kjo bën që të çlirohen gazra dhe erë e keqe duke u kthyer në shqetësim për banorët.
Përballë ankesës së banorëve Administratori i kompanisë ANSOIL sh.a ka sqaruar se ai është i pajisur me leje mjedisore dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm duke theksuar se nga aktiviteti nuk çlirohen elementë të dëmshëm për shëndetin.
Sipas të dhënave nga ARM Berat, e cila ka në varësi edhe Korçën, pak ditë më parë është ushtruar një kontroll i rastësishëm në fabrikë pas një ankese nga Bashkia Maliq mbi nivelin e ndotjes. Inspektorët kanë lënë detyra që subjekti të bëjë analizat dhe matjet laboratorike dhe në bazë të rezultateve do të ndërmerren hapa të mëtejshëm. Vetë ARM nuk ka kryer matje të sakta pasi nuk disponojnë aparatura specifike.
Written by: Sasha Ndreka
Flamurtari u shpall kampion në basketbollin për femra pasi fitoi edhe finalen e tretë ndaj Partizanit 76-55 duke e mbyllur serinë me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Skuadra vlonjate siguron kështu titullin e 27-të në histori, të dytin radhazi, ndërsa në gjashtë vitet e fundit ka fituar pesë tituj kampionë. Ky […]
today06/05/2026
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)