play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Fejohen Demi Lovato dhe Jordan ‘Jutes’ Lutes

today18/12/2023

Background
share close

Këmbanat e dasmës do të bien së shpejti për Demi Lovato-n dhe Jordan “Jutes” Lutes!

Çifti – i cili pranoi publikisht romancën e tyre në gusht 2022 – u fejua të shtunën në Los Angeles, konfirmon ekskluzivisht për People një përfaqësues i këngëtares.

Lutes, një kompozitor 32-vjeçar që u takua për herë të parë me Demi-n në janar 2022 kur bashkë-shkruan këngën e saj “Substance”, i propozoi me një unazë diamanti në formë dardhe.

Fejohen Demi Lovato dhe Jordan 'Jutes' Lutes

Përveç këngës “Substance”, Lutes gjithashtu ka kontribuar me tekstet e këngëve “Happy Ending” dhe “City of Angels” nga albumi i tetë i Demit-t, “Holy Fvck”.

Në korrik, Demi Lovato foli për “The Morning Mash Up” në lidhje me historinë e tyre të dashurisë, duke thënë se ata ishin “miq para së gjithash”. “Ne fillimisht u bëmë miq. Ishim miq për disa muaj dhe më pas vendosëm të fillonim lidhjen, pasi i treguam njëri-tjetrit se si ndiheshim,” tha ajo.

Fejohen Demi Lovato dhe Jordan 'Jutes' Lutes

“Nuk e di se për çfarë do të shkruaj në albumin tim të ardhshëm, sepse jam shumë e lumtur. Është një ndjenjë vërtet e mirë … padyshim një mori këngësh dashurie të lezetshme – me siguri,” tha ajo për CBS Mornings në fillim të këtij viti.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *