play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Superkupa e Italisë në Arabi, kërcënon De Laurentis: Nuk e nis Napolin!

today19/12/2023

Background
share close

Superkupa e Italisë do të zhvillohet në Arabinë Saudite nga data 18 janar deri më datë 22 janar.

Formula parashikon që të luhen dy ndeshje gjysmëfinale dhe një finale teksa Napoli do të përballet me Fiorentinën ndërsa Inter me Lazion për të përcaktuar çiftin finalist.

Në mbledhjen e Asamblesë së Ligës së Serie A, u vendos që ndeshjet do të zhvillohen në Ryad, stadiumin ku luan Al Nassr i Cristiano Ronaldos. Megjithatë, mbledhja nuk ka kaluar pa debat teksa presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kërcënoi se nëse terrenet stërvitore nuk janë në kushtet e duhura, atëherë do ta bojkotojë Superkupën e Italisë.

“Nëse fushat stërvitore në Arabi nuk janë në lartësinë e duhur, atëherë nuk kam për ta dërguar skuadrën atje”, ishin fjalët e De Laurentiis, teksa vlen të theksohet se ditën e sotme një pjesë e delegacionit të Napolit është nisur për në Arabi, pikërisht me misionin për të prekur nga afër gjendjen e terreneve.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *