Amadeus ‘erdhi’ në Shqipëri, po Evi a do të shkojë në Sanremo?
today31/01/2023
Amadeus, prezantuesi njohur Italian i cili do të prezantojë për herë të katërt Festivalin e Sanremos, ka qenë i ftuar tek emisioni i mëngjesit në CLUB FM ku u intervistua nga Evi Reçi.
Ai foli për provat e festivalit dhe premtoi një super show me shumë muzikë dhe të ftuar special.
I pyetur nga Evi nëse e ka vizituar ndonjëherë vendin tonë, Amadeus tha se ka qenë para 50 vitesh në Shqiperi kur ka qenë shumë i vogël me babain e tij dhe mezi pret ta vizitojë Shqipërinë e sotme.Gjatë intervistës, u pyet nga Evi edhe për elementin shqiptar që skena e Sanremos ka mirëpritur disa herë dhe ai tha që edhe në të ardhmen ky element do të rikthehet.
E teksa nga fundi i intervistes Evi duke qeshur e pyeti ‘’ kur do do më ftosh edhe mua?’’ , zgjidh si këngetare, si prezantuese apo si gazetare, ai u shpresh kështu:
‘’Me shumë kenaqesi! Jo me kot thash që ky element shqiptar në të ardhmen do të vijë përsëri’’.
Mbase Amadeus ka hedhur një grep? Presim të reja …
Drake do të jetë në qendër të një kursi të ri universitar në Concordia University, duke u kthyer në një subjekt studimi akademik për ndikimin e tij në muzikë, kulturën pop dhe industrinë globale të argëtimit. Duke nisur nga semestri i vjeshtës 2026, studentët do të kenë mundësinë të ndjekin […]
Post comments (0)