play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Zbardhet kalendari, njihuni me ndeshjet e Shqipërisë në Nations League

today09/02/2024

Background
share close

Shqipëria njohu pasditen e së enjtes kundërshtarët që do të ketë përballë në grupin B1 të UEFA Nations League. “Kuqezinjtë” do të përballen me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në UEFA Nations League në transfertë ndaj Ukrainës. Ky takim do të luhet më datë 7 shtator në orën 20:45. Tre ditë më pas, më datë 10 shtator kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në “shtëpi” kundër Gjeorgjisë në orën 20:45.

Në muajin tetor, ekipi Kombëtar do të luajë dy ndeshje në transfertë. Më datë 11 tetor kuqezinjtë do të përballen me Çekinë në orën 20:45, ndërsa tre ditë më pas, më datë 14 tetor Shqipëria do të luaj sërish në transfertë ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00.

Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League Shqipëria do t’i zhvillojë në “shtëpi”. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës po në orën 20:45.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në UEFA Nations League:

07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri      20:45

10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji      20:45

11.10.2024 Çeki – Shqipëri              20:45

14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri       18:00

16.11.2024 Shqipëri – Çeki               20:45

19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë        20:45

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%