play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

Votohet me 58 vota pro raporti i PE-së për Shqipërinë

today05/05/2026

Background

Është votuar këtë të martë, më 5 maj, raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë për vitin 2025. Në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme, eurodeputetët votuan me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim.

“Dua të kujtoj se Shqipëria është konsideruar nga komisionerja jonë Marta Kos, si një nga 2 favoritët sa i takon zgjerimit.”, tha Raportuesi për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder gjatë mbledhjes.

Ai shtoi gjithashtu se në këtë raport, kërkohet që reformat të prekin jetët e përditshme të njerëzve, dhe që Shqipëria t’i japë më shumë fokus situatës sociale.

Foto nga mbledhja, kur po fliste raportuesi për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder

Në këtë raport të përgatitur nga Schieder, vlerësohet progresi i vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe theksohet rëndësia e reformave të mëtejshme për të garantuar një anëtarësim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm.

Megjithatë, PE thekson se duhen reforma edhe më të thella dhe më të qëndrueshme, të cilat janë thelbësore për forcimin e institucioneve demokratike dhe për përmbushjen e kërkesave të BE-së.

Po ashtu Raporti vlerëson angazhimin e Shqipërisë për integrimin në BE, duke theksuar konsensusin e gjerë ndërmjet partive politike dhe mbështetje të fuqishme nga qytetarët për këtë proces.

Shqipëria ka hapur të gjitha grupkapitujt e negociatave për anëtarësimin brenda 13 muajsh dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për reformën në drejtësi me vlerësim të veçantë punën e SPAK-ut.

Një çështje kyçe konsiderohet nevoja për vijimin e punës në përmirësimin e sistemit zgjedhor, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Mes të tjerash, raporti vlerëson gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për politikën e jashtme të BE-së dhe stabilitetin rajonal, pasi bashkëpunimi me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor shihet si një element kyç i procesit të zgjerimit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *