play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

VIDEO/ Asllani “idhull” i tifozëve “Zikaltër”, goli i “Legjionarit” shpallet më i bukuri i muajt mars

today04/04/2024

Background
share close

Talenti “kuqezi” i mesfushës, Kristjan Asllani gjeti golin e parë, me fanellën e “Zikaltërve”, të Inter, në fitoren, 2 me 1, të para disa javëve ndaj skuadrës së Genoa, një gol që Asllani do ta mbajë mend gjatë, pasi jo vetëm ishte i pari me fanellën zikaltër, por në anën tjetër është përzgjedhur dhe si goli më i bukur  i marsit nga tifozët “gjigantëve”, të Milanos.

Mesditën e kësaj të enjteje, klubi ka publikuar rezultatet e votimeve për golin më të bukur të marsit dhe realizimi i 22-vjeçarit nga Elbasani është renditur në vendin e parë, duke mundur në këtë garë me mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë ishte dhe Dimarco me golin ndaj “Los Colchoneros”, të Atletico Madrid dhe Bisseck me golin ndaj “Emiljanëve”, të Bologna.

Padyshim, ky vlerësim është një motiv më shumë për Asllanin, që në vijim të provojë akoma dhe më tepër me goditjet drejt portës, me “Legjionarin” i cili këtë edicion ka luajtur në plot 26 ndeshje, në të gjitha kompeticionet me “Zikaltërit”, teksa tashmë kërkon sa më shumë minuta deri në fundin e sezonit, në mënyrë që të jetë gati për Kampionatin Europian të futbollit.

SHIKONI GOLIN:

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *