play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Vetëm 20 vjeç dhe në “majën e botës”! Kimi Antonelli thyen rekordin historik të Formula 1

today02/11/2026

Background
share close

Kimi Antonelli ka hyrë në historinë e Formula 1, duke u shpallur kampioni më i ri i botës në historinë e këtij sporti. Piloti italian, vetëm 20 vjeç, ka arritur të sigurojë titullin kampion në sezonin e tij të dytë si pilot profesionist.

Edhe pse në Grand Prix të Meksikës e përfundoi garën në vendin e tretë, Antonelli arriti objektivin madhor të karrierës së tij, duke siguruar titullin botëror përpara përfundimit të sezonit.

Me këtë arritje historike, italiani thyen rekordin e Sebastian Vettel i cili ishte bërë kampion bote për herë të parë në vitin 2010, në moshën 23 vjeçare.

Antonelli ka krijuar një epërsi prej 119 pikësh në renditjen e përgjithshme, duke mos i lënë më asnjë mundësi rivalëve për ta kapur. Një sukses i jashtëzakonshëm për talentin italian, i cili i jep fund edhe pritjes 73-vjeçare për një kampion italian në Formula 1.

Festa është edhe më e madhe për Mercedesin, që dominon gjithashtu renditjen e konstruktorëve me 630 pikë, përpara Ferrarit me 504 pikë.

Ndërkohë, në renditjen e pilotëve, pas Antonellit pozicionohet Max Verstappen, i cili triumfoi në Meksikë, ndërsa Lewis Hamilton mban vendin e tretë dhe George Russell renditet i katërti.

Në moshën kur shumë pilotë ende synojnë të konsolidojnë karrierën e tyre, Kimi Antonelli ka arritur majën e automobilizmit botëror. Një talent i jashtëzakonshëm që tashmë ka shkruar emrin me shkronja të arta në historinë e Formula 1.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *