Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today25/06/2025
Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF-së zhvilloi punimet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, me pjesëmarrjen e delegatëve, anëtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve kombëtare e ndërkombëtare të futbollit.
Në këtë aktivitet morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përfaqësuesi i FIFA-s, Marco Ferri, dhe ai i UEFA-s, Jozef Kliment.
“Çdo strategji, çdo projekt, çdo ambicie kërkon më shumë sesa ide dhe plane. Kërkon vullnet. Kërkon guxim për të marrë vendime dhe përgjegjësi për t’i çuar deri në fund. Ne nuk flasim për progres. Por e udhëheqim atë! Dhe kjo nis këtu, në Asamble, të gjithë bashkë, si gjithmonë përkrah njëri-tjetrit, pa dyshim edhe duke kritikuar kur është rasti, por gjithmonë me synimin për të ecur përpara.
Futbolli nuk është pronë e askujt, por përgjegjësi e të gjithëve! Ai kërkon besim të ndërsjellë, bashkëpunim konkret dhe angazhim të përbashkët për ta bërë më të fortë, më të drejtë, më konkurrues, më edukues dhe më gjithëpërfshirës. Ju, të dashur anëtarë të FSHF-së, nuk jeni thjesht dëshmitarë të këtij rrugëtimi, ju jeni bashkautorët e tij!”
Gjithashtu, Presidenti i FSHF foli edhe ndryshimi i ligjit për sportin propozuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, duke bërë thirrje që të merren parasysh kërkesat e ekspertëve të qeverisë së futbollit.
“Ai ligj i propozuar synon të krijojë një arbitrazh sportiv klientelist, aspak të pavarur dhe jo profesional. Në emër të organizatës më të madhe sportive në vend, i bëj thirrje për reflektim MAS-së, Komisionit Parlamentar dhe Parlamentit, që mos ta votojë atë ligj. Por të bashkëpunojmë me të gjitha federatat sportive, grupet e interesit dhe të prodhojmë një paketë ligjore që do t’i shërbejë zhvillimit të sportit!”, tha Presidenti Duka, teksa dha edhe një lajm të mirë për klubet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë.
Do të rrisim me 30% të ardhurat nga komercializimi dhe në vitin 2026, të shpërndajmë 3 milionë euro për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parë, si mbështetje direkte financiare për përmirësimin e funksionimit të tyre”, deklaroi Duka.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e futbollit si sporti më i dashur për shqiptarët dhe veçoi organizimin e suksesshëm të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëria 2025”, për herë të parë në vendin tonë.
Arritjet janë të shumta në vitet e fundit dhe dua të përmend një ndër aktivitetet ndërkombëtare që zhvilluam në Shqipëri, Kampionatin Europian U-17, ku Shqipëria jo vetëm mori pjesë, por gjithashtu u bë një pikë e rëndësishme e destinacionit për aktivitete ndërkombëtare të futbollit, duke treguar që di të organizojë dhe të mirëpresë aktivitete të mëdha ndërkombëtare.
Jam e kënaqur që së bashku me Presidentin Duka kemi një plan për të krijuar klasat sportive të futbollit në një prej shkollave të reja në Durrës, “Benardina Qerraxhia”. Gjithashtu kemi një plan për zhvillimin e shkollës së mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Sipas Statutit, u kërkua që anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të miratonin rendin e ditës. Më tej, u vijua me zgjedhjen e delegatëve për të verifikuar procesverbalin e kësaj asambleje, ku Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, propozoi tre emrat: Ardian Takaj, Donald Mziu dhe Krenar Alimehmeti, të cilët u votuan nga delegatët e pranishëm në Asamble. Më pas u votuan edhe delegatët e propozuar si vëzhgues të Asamblesë: Besnik Kapllanaj, Gerald Burba dhe Ilirjan File.
Në vijim, anëtarët votuan për përjashtimin e Shoqatës së Mjekësisë Sportive, e cila nuk është funksionale dhe në përputhje me ligjin.
U përzgjodh Komisioni i Verifikimit për një mandat dyvjeçar: Rozeta Shira (Kryetare), z. Ervin Sherifaj (anëtar) dhe z. Andi Skënderi (anëtar).
Sipas rendit të ditës, Asambleja vijoi punimet duke miratuar procesverbalin e Asamblesë së kaluar, raportin e aktivitetit të FSHF-së për periudhën ndërmjet dy asambleve 2024/25, prezantuar raportin financiar të FSHF për vitin 2024, raportin e auditorëve të pavarur dhe të jashtëm, ratifikimin e buxhetit të FSHF-së për vitin 2025, miratimin e buxhetit për vitin 2026.
Gjithashtu, u miratuan disa ndryshime në Statut që synojnë qartësimin, përmirësimin teknik dhe harmonizimin e dispozitave ekzistuese të Statutit. Ndryshimet përfshijnë saktësimin e emërtimeve ligjore të shoqatave anëtare, përmirësimet gjuhësore dhe redaktime për qartësi më të madhe, si dhe rregullime që lidhen me përfaqësimin, përbërjen e organeve statutore dhe transparencë institucionale.
U votua RSM Albania Sh.p.k. si auditues të pavarur dhe të jashtëm për vitin financiar 2025.
U zgjodhën anëtarët e Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, që janë: Alban Nako, Skerdian Kurti, Brunilda Jani, Dritan Petova, Doriana Çeliku, Dritan Dema, Astian Ramaj, Sadleva Bodo, Borama Mustafaraj, Ermir Godaj, Erinda Meli, Jeronima Lulashi, Besjan Kadiu, Gerti Zela, Genc Cifligu.
Në asamble, anëtarët votuan për pranimin e dy shoqatave si anëtare të FSHF-së: Shoqata e re e Mjekëve Sportivë dhe Fizioterapistëve dhe Shoqata Shqiptare e Futsallit dhe Minifutbollit.
Në pikën e fundit të rendit të ditës, anëtarët votuan për pezullimin pa afat të gjitha marrëdhënieve juridike të FSHF me KOKSH, deri në momentin kur:
– Gjendja e ligjshmërisë të rikthehet;
– Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të zbatohet plotësisht; dhe
– KOKSH të veprojë në përputhje me statutin e vet dhe normat ndërkombëtare të vetëqeverisjes së sportit.
Me miratimin e të gjitha këtyre pikave, u mbyllën edhe punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)