Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Disa vende evropiane kanë hequr të gjitha kufizimet e udhëtimit për udhëtarët, përfshirë edhe për ata nga vendet e treta, pas uljes së rasteve me Covid-19. Deri më tani janë 11 vende të BE që nuk kanë asnjë masë kufizuese në fuqi.
Këto vende janë: Çekia, Danimarka, Hungaria, Islanda, Letonia, Norvegjia, Polonia, Rumania, Sllovenia, Suedia. Listës pritet t’i bashkohet dhe Greqia. Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris tha se hyrja e lirë do të mundësohet duke nisur prej datës 2 maj.
Udhëtarët nga vendet jo anëtare të BE-së mund të hyjnë në këto 11 vende pavarësisht statusit të vaksinimit, nuk do t’u kërkohet certifikatë për vaksinimin, shërimin apo testim.
Për të udhëtuar nevojiten vetëm dokumente identifikimi si pasaporta dhe viza, nëse është e nevojshme.
Gjithashtu për të hyrë në restorante, muze, teatro apo qendra tregtare nuk kërkohet certifikatë vaksinimi apo test.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)