Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Jemi mësuar të shohim murale të legjendave dhe ikonave të futbollit në qytete të ndryshme të botës, duke filluar nga Pele, Maradona, Mesi e shumë e shumë të tjerë.
Por një e tillë është bërë edhe për një futbollist kosovar. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është njëri nga më të preferuarit e tifozëve të Majorkas dhe këtë e tregon akti i tyre i fundit, ku i kanë bërë një murale të madhe në një ndërtesë në qytet.
“E gjithë Mallorca është me ju”, shkruhet në postimin që vetë klubi i dedikuar me fotot e murales në profilin zyrtar në “X”. Majorka do të luajë në finalen e “Copa del Rey” ndaj Atletik Bilbaos, të shtunën nga ora 22:00. Kjo ndeshje finale po pritet me entuziazëm të madh nga të dyja klubet, të cilat kanë shumë vite që se kanë fituar trofeun.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)