Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kombëtarja ka bërë gjysmën e rrugës në kualifikueset e Botërorit 2026 dhe tani vjen pjesa më e vështirë, ku gabimet kushtojnë shumë për të arritur objektivin pjesëmarrjen në finalet e këtij turneu. Sulmuesi Myrto Uzuni tha për FIFA.com se duhet fituar çdo ndeshje e mbetur duke nisur nga ajo e 9 shtatorit me Letoninë.
“Jemi në vendin e dytë në grup, por Serbia ka 2 ndeshje më pak se ne. Tani çdo sfidë është si një finale. Duhet të japim maksimumin. Sigurisht që duhet të fitojmë ndaj Letonisë. Jemi jashtë garës nëse nuk e fitojmë këtë ndeshje. Për ne të rëndësishme janë 3 pikët dhe asgjë më shumë. Duhet të fitojmë çdo ndeshje për të shkuar në Kampionatin Botëror.”
“Për mua, ashtu si për çdo shqiptar është një ëndërr. Të luaj në Kupën e Botës me Shqipërinë është ëndrra ime. Do të isha shumë krenar dhe do të ishte momenti më i mirë në karrierën e time.“
Myrto Uzuni po jep rezultat së fundmi me Austin në MLS dhe për të duhet të ecet në këtë rrugë.
“Ndihem mirë, pasi ekipi po bën mirë. Kur arrin rezultat, gjithçka shkon mirë, kështu që mendoj se duhet të vazhdojmë të punojmë kështu që të arrijmë objektivat.”
30-vjeçari u transferua në janar të këtij viti tek Austin dhe deri më tani ka shënuar 6 gola në 25 ndeshje.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)