Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
UEFA po shqyrton ndryshimin e sistemit të kualifikueseve për Kampionatin Europian dhe Botërorin, me qëllim shmangien e ndeshjeve të pabarabarta dhe rritjen e konkurrencës.
Sipas raportimeve të “L’Équipe”, po diskutohet një format të ngjashëm me atë të Ligës së Kampionëve, ku do të ketë më shumë përballje mes ekipeve të mëdha.
Një nga opsionet është që Nations League të shërbejë si rrugë kualifikimi, ose të krijohet një kampionat unik me 54 skuadra, apo dy grupe me nga 27 ekipe. Qëllimi është të ofrohen ndeshje më të ekuilibruara dhe më tërheqëse për publikun.
Ndryshimi nuk do të dëmtonte përfaqësueset më të vogla, që do të vijonin të kenë mundësi kualifikimi. Përveç aspektit sportiv, reforma pritet të sjellë edhe përfitime ekonomike për federatat falë marrëveshjeve të reja televizive. Formati i ri mund të hyjë në fuqi pas përfundimit të kontratave aktuale në vitin 2028.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)