play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

UEFA i beson sigurisë në Doha

today05/03/2026

Background
share close

E ardhmja e finales mes Argjentinës dhe Spanjës është vënë seriozisht në pikëpyetje për shkak të situatës në rajon. Ndeshja prestigjioze, e planifikuar të zhvillohet më 27 mars në Doha të Katarit, pritet të vendosë përballë kampionët e Evropës dhe të Amerikës së Jugut. Në një reagim për mediat, UEFA pranoi se është në dijeni të spekulimeve rreth zhvillimit të finales dhe konfirmoi se po zhvillon negociata me organizatorët lokalë. Sipas institucionit europian të futbollit, palët po bëjnë përpjekje të mëdha që ndeshja të luhet sipas planit.

“Jemi të vetëdijshëm për spekulimet rreth finales, duke pasur parasysh situatën në rajon. Negociatat me organizatorët vendas janë duke vazhduar dhe një vendim përfundimtar pritet drejt fundit të javës së ardhshme. Për momentin, nuk po shqyrtohen alternativa të tjera përveç zhvillimit të sfidës në Doha,” bëri të ditur UEFA.

Kombëtarja amerikano-jugore vjen në këtë sfidë edhe si kampione në fuqi e botës dhe mbajtëse e trofeut të “Finalissima”, pasi në vitin 2022 mposhti 3-0 Italinë në përballjen mes kampionëve të dy kontinenteve. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ndeshja do të zhvillohet sipas planit apo nëse situata në rajon do të detyrojë organizatorët të marrin një vendim tjetër për këtë supersfidë të futbollit ndërkombëtar.

Sipas mediave spanjolle, federatat përkatëse dhe organizatorët po shqyrtojnë disa alternativa konkrete. Mes tyre përmendet Miami, që do të ofronte një terren neutral dhe infrastrukturë të gatshme për një event të këtij niveli. Në tryezë janë edhe disa nga kryeqytetet kryesore evropiane, si London, Madrid, Rome dhe Paris, të cilat kanë stadiume dhe kapacitete organizative për të pritur një finale mes kampionëve të botës dhe kampionëve të Evropës.

Përballja mes Argjentinës dhe Spanjës konsiderohet një nga ngjarjet më prestigjioze të kalendarit ndërkombëtar, duke vënë përballë dy prej përfaqësueseve më të suksesshme të viteve të fundit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *