play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

LifeStyle

Tregut të punës i shtohen 17.7 mijë pensionistë

today11/06/2026

Background

Numri i të punësuarve në moshë pune ra me 32 736 persona në 3-mujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të INSTAT.

Të dhënat tregojnë se numri i të punësuarve në grupmoshën 15-29 vjeç u ul me rreth 14.4 mijë persona në raport me 3-mujorin e parë të vitit 2025, ose 8% më pak në terma vjetorë.

Rënie është regjistruar edhe në grupmoshën 30-64 vjeç, ku numri i të punësuarve ishte mbi 18 mijë persona më i ulët se një vit më parë, duke shënuar një tkurrje prej 2.1%.

Ndërkohë, numri i të punësuarve mbi 64 vjeç arriti në 140,713 persona në 3-mujorin e parë të vitit 2026.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kjo kategori u rrit me rreth 17.7 mijë persona, ose 14.4%.

Pesha e të punësuarve mbi 64 vjeç në totalin e të punësuarve arriti në 12.2% në 3-mujorin e parë të vitit 2026, nga 10.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Të dhënat sipas grupmoshave tregojnë se rënia e punësimit është përqendruar te grupet 15-29 vjeç dhe 30-64 vjeç, ndërsa numri i të punësuarve mbi 64 vjeç ka vijuar të rritet.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *