Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today08/09/2025
ajneri i Shqipërisë, Silvinjo ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes në kualifikuese ndaj Letonisë.
Tekniku kuqezi u ndal edhe te miqësorja me Gjibraltarin, ku Shqipëria fitoi minimalisht.
Fjala e kapitenit Berat Gjimshiti:
“Ndeshja që luajtëm në Letoni nuk ishte ashtu si në donim. Nuk është më si para disa vitesh, që të fitosh thjeshtë. Dje po shikoja Holandën me Lituaninë 3-2., Nesër do të jetë një ndeshje ndryshe. Na duhen me ccdo kusht 3 pikët për të shpresuar te Botërorit. E kemi ende vetë në dorë dhe kjo është e rëndësishme.
Mesazhi për tifozët është që do të japim maksimumin, për të realizuar ëndrrën. Duam Botërorin, do të ishte historike. Do ishte diçka shumë e mirë. Nesër do të jemi gati. Do të japim gjithçka për të marrë 3 pikët.
Mendoj se përqendrimi këtë herë do të jetë ndryshe. Dëshira është brenda grupit. Për tu kualifikuar në Botëror është rasti më i mirë që kemi.
E dimë që është rasti i fundit për të synuar Botërorin. Besoj se skuadra është mirë dhe e vetëdijshme, që kjo ndeshje mund ta ndryshojë situatën në grup dhe ta kalojmë presionin te kundërshtarët.
Nëse luan me kombëtare që duken të vogla, luajnë mbrapa. Me Serbinë loja ishte më e hapur dhe të lënë mundësi shënimi. Me Letoninë është më ndryshe, sepse luajnë mbrapa. Duhet që lojtarët që kanë teknikë, për të kaluar kundërshtarin.”
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)