Ajo që po ndodh në Serinë A, në këtë fund të sezonit, duket në kufijtë e të pabesueshmes. Nga 10 skuadrat e renditura në pjesën e sipërme të tabelës, Fiorentina dukej klubi i vetëm që nuk do të ndryshonte trajner.
Megjithatë edhe skuadra nga Firence nuk i ka shpëtuar lëvizjeve. Sipas asaj që raportohet nga gazetari Gianluca Di Marzio, trajneri Raffaele Palladino ka paraqitur dorëheqjen, ndonëse rinovoi pak javë më parë.
Arsyet nuk bëhen ende të ditura, por Palladino ishte i prerë në vendimin e tij. Thuhet se te Fiorentina po punohet fort që ta bindin të qëndrojë, sidomos pasi arriti të sigurojë kualifikimin në Europë.
Në orët e ardhshme prite të ketë një sqarim më të detajuar në lidhje me këtë.
Post comments (0)