Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
“Kur historia thërret, ai përgjigjet”….
Kështu e ka prezantuar Tirana rikthimin e bujshëm të sulmuesit Redon Xhixha. 27-vjeçari ka mbyllur aventurën e tij me Karabakun dhe ka vendosur të riveshë fanellën e bardhebluve pas 3 vitesh.
Së fundmi provoi edhe një aventurë në Algjeri, por nuk funksionoi. Për këtë arsye vendosi që të rikthehet në futbollin shqiptar dhe të ndihmojë Tiranën për të arritur objektivin e mbijetesës.
Xhixha është afrimi i 5-të i merkatos së janarit në klubin bardheblu, që largoi 9 futbollistë për të ndryshuar totalisht organikën e trajnerit Ardian Nuhiu. Sfida e radhës për Tiranën është kundër Skënderbeut në Kupë më 10 janar, ndërsa në Superiore do të përballet me Bylisin më 14 janar.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)