Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Tirana ka nisur me afrimet në ekip. Klubi ka prezantuar mbrojtësit nga Kosta Rika, Johan Enrique Cortes Alfaro.
26-vjeçari ka mbërritur në Shqipëri dhe është prezantuar te kryeqytetasit, ku ka firmosur pas kalimit me sukses të vizitave mjekësore.
“Mirësevjen, Johan Enrique Cortes Alfaro! Johan Enrique Cortes Alfaro është lojtari më i ri që shtohet në radhët e bardhebluve. Mbrojtësi pas kryerjes së analizave ka hedhur firmën që e bën pjesë të klubit.
25-vjeçari i është bashkuar ekipit në fushën stërvitore dhe është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Nuhiu”, thuhet në njoftim.
Tirana renditet në vendin e fundit dhe rrezikon rënien. Për këtë arsye, drejtuesit kanë vendosur të ndërmarrin një revolucion në merkaton e dimrit, për të mbijetuar në Superiore.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)