play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Tirana në revolucion, vetëm pesë titullarë kanë mbetur nga vjet

today18/09/2025

Background

Tirana përgjysmon titullarët. Bardhe blutë kanë hyrë në një fazë rikonstruksioni të thellë dhe ky transformim shihet qartë në krahasimin mes skuadrës së sezonit të kaluar dhe asaj aktuale. Nga 11-shja titullare që mbylli kampionatin(“play out”) ndaj Pogradecit, plot pesë emra të rëndësishëm, Selmani, Mici, Përgjoni, Zharmuni dhe Ndreca, nuk janë më pjesë e bardhebluve.

Largime që jo vetëm zbrazin repartet, por edhe prishin ekuilibrin e krijuar në edicionet e shkuara. Kontingjenti i mbetur përfshin emra me peshë si Dembele, Kola, Vera, Rafael, Soler dhe Haxhiu. Por as këta nuk kanë qenë plotësisht të pranishëm. Kola është i dëmtuar, Dembele mungoi në sfidën e fundit dhe vetëm këtë javë rikthehet, ndërsa Haxhiu nisi nga stoli me Flamurtarin
Kjo tregon se edhe bërthama ekzistuese nuk ka arritur të japë stabilitetin e nevojshëm në fushë. Në ndeshjet e para të kampionatit, shpesh është vënë re që skuadra ka vështirësi në ruajtjen e vazhdimësisë gjatë 90 minutave, duke alternuar periudha të mira me momente pasigurie. Edhe pankina ka ndryshuar shumë, veç trajnerit ku nuk është as Shkëmbi e Mile. Harizaj, Smaci dhe Bajrovic nuk janë më, ndërsa lojtarë si Ismajli, Meta dhe Gjumsi kanë qëndruar, por janë të dëmtuar.

Marku (titullar në sfidën e fundit) dhe Mihana janë ndër të paktët që janë të gatshëm, por me rol më periferik. Kjo situatë ka ulur ndjeshëm alternativat për trajnerin, i cili shpesh është detyruar të bëjë rotacion të detyruar dhe jo të zgjedhur.

Nga ana tjetër, merkatoja ka sjellë emra të rinj që pritet të marrin peshë me kalimin e javëve. Integrimi i tyre është një proces që kërkon kohë, por që duhet përshpejtuar, pasi kampionati nuk fal. Tifozët bardheblu kanë pritshmëri të mëdha, sidomos pas dështimit për të siguruar trofetë kryesorë sezonin e shkuar. Presioni i tribunës është i madh dhe kjo e bën edhe më delikat procesin e rindërtimit.

 

Nëse rikthimi i lojtarëve të dëmtuar shkon sipas parashikimeve dhe afrimet arrijnë të integrohen shpejt, Tirana ka potencial të rivalizojë sërish për objektivat madhorë. Por deri atëherë, bardheblutë duken ende në kërkim të versionit më të mirë të vetes. Ky është një sezon ku durimi dhe puna në prapaskenë do të peshojnë po aq sa rezultatet në fushë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *