play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Tifozët “Kuq e Zi” festojnë 20-vjetorin e themelimit/ Veliaj fton qytetarët: Ejani! Festë e madhe në Tiranë

today22/12/2023

Background
share close

Tifozgrupi më i madh i kombëtares shqiptare, Tifozat Kuq e Zi do të festojnë të shtunën 20-vjetorin e themelimit me një festë madhështore në Tiranë. Në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë i gjithë vendi do të jetë me ngjyrat kuq e zi.

Përmes një videomesazhi, kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj feste që përkon dhe me kualifikimin e Kombëtares Shqiptare në “Euro 2024”.

Përshëndetje! Jemi në Bashkinë e Tiranës me grupin organizator të tifozëve kuqezi, që siç kemi festuar për sukseset e Kombëtares, kanë edhe ata një histori suksesi 20 vite klubi më intensiv, më entuziast, edhe më mbështetës i Kombëtares sonë. Por përpara se të fillojnë festat, Krishtlindje dhe Viti i Ri, kanë një megafestë nesër, ditën e shtunë, në orës 6 pasdite në sheshin “Skënderbej”, ku kemi dhe disa surpriza me kostume, me këngë, me valle”, thekson kryebashkiaku Veliaj.

Do të ketë shumë të ftuar special, ku mes tyre do të jetë edhe Ilir Shaqiri. Madje ky i fundit vjen me një këngë enkas dedikuar tifozëve KUQ E Zi, ndërsa titullohet: “Përjetësisht me ty Shqipëri”.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *