Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today08/09/2025
Është koha për analizë dhe shpjegime për Jannik Sinner pas humbjes në finalen e “US Open 2025” ndaj spanjollit Carlos Alcaraz. Një ndeshje ku iberiku u tregua më i fortë, duke fituar me rezultatin 6-2, 3-6, 6-1, 6-4. Në këtë mënyrë, lojtari spanjoll rrëzoi italianin nga vendi i parë në renditjen botërore, duke treguar një nivel loje mbresëlënës në finale.
Në një konferencë për mediat pas humbjes, Sinner tha se edhe pse nuk ishte mirë fizikisht, nuk e beson që ishte kjo arsyeja e humbjes, por fakti që nuk doli nga zona e rehatisë.
Më tej, tenisti italian u shpreh më në detaje duke theksuar ër nevojën për të provuar gjëra të reja në fushë ndërsa shprehu dhe vlerësimet e tij për kundërshtarin. Ai tha se nuk do bëhej dot kurrë si Alcaraz.
“Bëhet fjalë për gjëra të vogla që të japin besim kur je nën presion. Carlos, nga ky këndvështrim, është më i miri, di të ndryshojë shpesh lojën e tij. Unë nuk do të bëhem kurrë si ai sepse kam karakteristikat e mia, por është e nevojshme të shtyj veten drejt një zone ku nuk ndjehem shumë rehat. E kam bërë këtë edhe më parë dhe jemi gjithmonë duke u përpjekur të përmirësohemi, por tani ka ardhur koha të shtojmë edhe një tullë tjetër.”
Në fund italiani shtoi se nuk është makineri, edhe ai mund të gabojë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)