Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Për të tretin edicion radhazi, Superkupa e Italisë do të spostohet në Arabi me formulën e “Final 4” dhe do të ngrejë siparin këtë të enjte me gjysmëfinalen e parë Napoli–Milan.
E para vjen në këtë turne si kampione e Italisë, ndërsa kuqezinjtë si finalistë të Kupës. Gjysmëfinalja tjetër do të jetë Inter–Bolonja, me zikaltrit si vendi i dytë në kampionat dhe ekipin e Italianos si fitues të Kupës.
Edhe në edicionin 2025 ky kompeticion do të shërbejë si një burim të ardhurash për skuadrat, pasi do të shpërndahen 23 milionë euro, madje 2 milionë për 16 skuadrat e tjera të Serisë A që nuk marrin pjesë.
Por sa do të përfitojnë ekipet që do të luajnë në Superkupë? Dy ekipet gjysmëfinaliste që do të skualifikohen direkt do të arkëtojnë 2,4 milionë euro për kokë, ndërsa fituesi i trofeut do të marrë afro 10 milionë euro, shtuar këtu edhe 2 milionë për një miqësore me fituesin e Kupës së Arabisë.
Ekipi finalist do të përfitojë 6,7 milionë euro.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)