Listeners:
Top listeners:
play_arrowLIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrowLIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrowLIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Rikthimi në “Spotify Camp Nou” do të ndodhë më vonë nga sa pritej. Vonesa me të paktën 10 muaj e punimeve në stadiumin e Barcelonës ka shtyrë klubin spanjoll që të mendojë për një tjetër impiant. Sipas asaj që raportohet nga mediat spanjolle, katalanasit kanë kërkuar që ndeshja e parë e sezonit të ri në Champions League të luhet në transfertë. Skenar që do të shtynte rikthimin në stadiumin modern.
Në fakt, Barcelona i ka kërkuar tashmë UEFA-s që kjo sfidë të luhet jashtë fushës së saj, duke fituar dy javë të çmuara në kantierin e stadiumit. Gjithashtu, La Liga ka miratuar një kalendar fillestar me tre ndeshje radhazi jashtë fushe, kundër Mallorca, Levante dhe Rayo, ndërsa debutimi në shtëpi është planifikuar për mesin e shtatorit ndaj Valencias.
Optimizmi i drejtuesve blaugrana është i lartë, por finalizimi i punimeve dhe vendimi përfundimtar nga UEFA do të jenë thelbësore për një kthim historik në shtëpinë e futbollit katalanas.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)