play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

1473 Results / Page 96 of 164

Background

Sport

“Dua të mbetem te Kombëtarja”, Pajazit: Si Demollari? Ëndërroj të bëhem legjendë kuqezi

Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00). Në konferencën e sotme për media dolën dy futbollistët kuqezi, Adrion Pajaziti dhe Arlind Ajeti. Adrion Pajaziti, mesfushori kuqezi i cili është ftuar rishtaz me Kombëtaren A nga trajneri Silvinjo u shpreh i lumtur dhe shumë krenar që ka […]

today07/10/2024

Sport

Iniesta njofton mes lotësh tërheqjen nga futbolli

Andres Iniesta ka thënë “mjaft”. Mesfushori spanjoll, njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur. Vendimin e ka bërë të ditur vetë 40-vjeçari, nëpërmjet një videoje ku shfaqet i përlotur. Pas një karriere të gjatë dhe me suksese të shumta, Iniesta ka vendosur të varë “këpucët në gozhdë”. Spanjolli ka fituar thuajse çdo trofe të mundshëm, por në aspektin personal i mungon ai më i rëndësishmi, “Topi i Artë”. Sezonin e kaluar, […]

today07/10/2024

Sport

Pogba fiton në CAS, mesfushori francez do të rikthehet të luajë për Juventusin që këtë sezon

Paul Pogba do të jetë në gjendje të rikthehet në stërvitjet e Juventusit në vetëm 12 javë pasi t’i reduktohet dënimi për doping. Mesfushori u pezullua për katër vjet në shkurt pasi doli pozitiv për substancën e ndaluar DHEA. Megjithatë, ndalimi i tij tani është reduktuar në 18 muaj nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, raporton Daily Mail. Ai tani do të jetë i lirë të kthehet në stërvitje me gjigantët […]

today04/10/2024

Sport

Liga e Kombeve/ Një emër risi, rikthime dhe mungesa “big”, Sylvinho publikon listën

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45). Trajneri Sylvinho ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet në transfertë. Në portë janë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind […]

today04/10/2024

Sport

Dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, Silvinjo do të publikojë listën të premten

Kombëtarja shqiptare, do të luajë dy ndeshje në Ligën e Kombeve në muajin Tetor, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Për këto dy takime, trajneri kuqezi, Silvinjo, do të publikojë këtë të premte të 4 Tetorit në orën 11:00, listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar. Mbetet të shihet nëse do të ketë risi në listë, kjo për shkak të dëmtimeve, kryesisht në repartin e sulmit. Shqipëria do të përballet […]

today03/10/2024

Sport

U largua nga kombëtarja pas 10 vitesh, “Tifozat Kuqezi” falenderojnë Lenjanin për kontributin

Ermir Lenjani vendosi që të largohej nga kombëtarja shqiptare, pas 10 vitesh kontribut. 35-vjeçari numëron 44 ndeshje me fanellën kuqezi, ku ka realizuar edhe 5 gola. Tifo-grupi “Tifozat Kuqezi” ka falenderuar Lenjanin për atë që ai ka dhënë për Shqipërinë gjatë gjithë kësaj periudhe. “Faleminderit Ermir Lenjani”, shkruan TKZ, në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.

today03/10/2024

Sport

Berat Gjimshiti shënon golin e parë në Champions League

Berat Gjimshiti ka shënuar golin e parë në Champions League. Mbrojtësi i Shqipërisë, realizoi në minutën e 21-të, për t’i dhënë avantazhin Atalantës në transfertë ndaj Shakhtar Donetsk. Gjimshiti shfrytëzoi një krosim të Lookman nga e majta dhe pas një kontrolli të bukur, gjuajti direkt dhe e ndali topin në fund të rrjetës. Vlen të përmendet, se ky është goli i parë sezonal dhe i pari në karrierë në Ligën […]

today02/10/2024

Sport

Kombëtarja me mungesa/ Kuqezinjtë probleme në prag të Ligës së Kombeve. Broja nuk llogaritet, Manaj ende në dyshim

Kombëtarja shqiptare shkon me probleme mungesash në ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, që do të jenë edhe vendimtare. Kuqezinjtë luajnë jashtë fushë tani në tetor, dhe trajneri Silvinjo ka pasiguri në sulm dhe në mesfushë. Armando Broja vazhdon të mos luajë tek Evertoni, dhe ende nuk është e sigurt se kur sulmuesi do të jetë gati pas dëmtimit në tendinin e Akilit. Padyshim që kjo do të ndodhë […]

today01/10/2024

Sport

Legjionarët kuqezi/ Shënojnë Seferi dhe Shpendi, Uzuni bëhet kapiten, Mitaj në formacion

Me fillimin e Kupave të Europës, tashmë edhe kampionatet luajnë në dite të ndryshme, gjithsesi, në fundjavën që shkoi sa i përket legjionarët kuqezi, një pjesë e tyre kanë qenë si gjithmonë protagonist të klubeve ku aktivizohen. Taulant Seferit i ka mjaftuar pak kohë për t’u përshtatur me skuadrën e tij të re në Superligën e Turqisë, Bodrumspor. Anësori i sulmit të Kombëtares shqiptare, ka shënuar një supergol sot në […]

today30/09/2024