Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Këtë të Hënë do të luhet derbi i kryeqytetit, i fundit për këtë sezon, mes Tiranës dhe Partizanit.
Dy ekipet do të kërkojnë me çdo kusht triumfin, për të mos rrezikuar objektivat që kanë. Bardheblutë në fakt e kanë jetike fitoren, për shkak se renditen në vendin e fundit dhe një tjetër rezultat negativ, do i afronte me Kategorinë e Parë.
Tre përballjet e mëparshme të këtij sezoni, janë mbyllur në barazim dhe ekipet synojnë të thyejnë këtë trend.
Tirana-Partizani nuk është thjesht një ndeshje, por një traditë e madhe e futbollit shqiptar. Me atmosferën elektrizuese që pritet në stadium dhe rivalitetin historik mes dy klubeve, ky derbi është i gjithi për tu shijuar.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)