Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today09/04/2025
Real Madrid pësoi një humbje të hidhur në takimin e parë çerekfinal ndaj Arsenalit, në Ligën e Kampioneve. Spanjollët u mposhtën 3-0, një rezultat që e bën të vështirë përmbysjen për sfidën e kthimit.
Pas ndeshjes, trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti analizoi ndeshjen, duke thënë se skuadra ra mendërisht pas pësimit të dy golave, ndërsa theksoi se nuk dinin çfarë të bënin.
“Për rreth 60 minuta, skuadra ishte mirë. I paguam shtrenjtë dy golat e pësuar nga goditjet e dënimit. Mendërisht nuk ishim me qasjen e duhur në fraksionin e dytë.
Është një humbje e hidhur, veçanërisht për shkak se në pjesën e dytë nuk dinim çfarë të bënim. Në pjesën e parë bëmë shumë mirë. Pas golave, skuadra ra mendërisht dhe nuk reagoi dot.
Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në stadiumin “Bernabeu”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)