Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Te Real Madrid do e kenë të plotë grupin e lojtarëve për ndeshjen ndaj Arsenal, pa pezullime.
Te spanjollët kishte panik, pasi UEFA kishte nisur hetim ndaj katër futbollistëve. Bëhej fjalë për Vinicius Junior, Kylian Mbappe, Antonio Rudiger dhe Dani Ceballos.
Në përfundim të hetimeve, UEFA ka zbuluar edhe vendimet e marra. Të katër lojtarët janë dënuar me gjobë, por do të jenë të gatshëm për sfidën e radhës ndaj Arsenal.
Real Madrid do të përballet të Martën me Arsenalin në transfertë, në takimin e parë të vlefshëm për çerekfinalen e Ligës së Kampioneve
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)