Peshëngritje, medalje ballkanike për Shqipërinë
Desjana Koni mori 2 medalje bronzi në Kampionatin Ballkanik për të rritur në peshëngritje që po zhvillohet në Durrës. Sportistja shqiptare u rendit e treta në stilin e shtytjes dhe në dygarësh për peshën deri 53 kilogramë. Koni ngriti 164 kilogramë në total. Në Kampionatin Ballkanik për të rritur në peshëngritje marrin pjesë 69 sportistë nga 8 vende të rajonit.