play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Kombëtarja shfaq interes për Stavros Pilios

today26/11/2025

Background

Kombëtarja shqiptare ka shfaqur interes për të grumbulluar mbrojtësin e AEK-ut, Stavros Pilios. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, por që konfirmohet edhe nga burimet pranë federatës shqiptare. Lojtari ka pëlqimin e stafit të Sylvinhos, i cili e ka ndjekur prej kohësh.

25-vjeçari, prindërit e të cilit kanë origjinë shqiptare, është shok skuadre me Tomas Strakoshën dhe luan si mbrojtës i majtë. Pasi shkëlqeu me të rinjtë e Janinës, u transferua tek AEK-u dhe ka një rol të rëndësishëm në skuadër.

Deri më tani ai nuk ka mbajtur veshur fanellën e asnjë kombëtareje dhe do të ishte i hapur të pranonte ftesën e kuqezinjve. Në këtë mënyrë, Sylvinho do të blindonte krahun e majtë të mbrojtjes dhe ai do të ishte zëvendësuesi ideal i Mario Mitajt.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *