Milan, Leao rikthehet për duelin me Napolin
Milani po kalon një formë të shkëlqyer në këtë fillim sezoni. Pas humbjes në ndeshjen e javës së parë ndaj Cremonese, kuqezinjtë kanë reaguar mirë dhe sfidat pasardhëse kanë pasuar vetëm fitore. Lajmet e mira duket se nuk kanë fund në kampin kuqezi. Në stërvitje me ekipin është bashkuar edhe Rafael Leao. Pas një mungese 40 ditore, për shkak të dëmtimit në Kupë ndaj Barit, sulmuesi është rikthyer nën urdhrat […]