play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Kupës së Botës 2026 i del një problem jashtë kontrollit, çfarë duhet të dinë tifozët

today05/12/2025

Background

Me shortin e Kupës së Botës që hidhet këtë të premte në Uashington DC, tifozët dhe bizneset po paralajmërohen se nxehtësia ekstreme, moti i keq dhe cilësia e dobët e ajrit mund të sjellin pasoja të konsiderueshme gjatë turneut të vitit 2026.

Ndërsa 16 qytetet pritëse në SHBA, Kanada dhe Meksikë po përgatisin stadiumet, po rekrutojnë staf dhe po forcojnë sigurinë, ekspertët theksojnë se diçka mbetet jashtë kontrollit: Moti.

Turneu do të zhvillohet në qershor dhe korrik, periudha më të nxehta të vitit në Amerikën e Veriut. Kjo ngre shqetësime për temperatura ekstreme, zjarre pyjore dhe madje edhe uragane, të cilat mund të ndikojnë në lojtarët, tifozët dhe punonjësit e stadiumeve.

Një raport i fundit, zbulon se 10 nga 16 stadiume janë në “rrezik shumë të lartë” nga nxehtësia ekstreme.

Sipas Maddy Orr, studiuese e ndikimit të klimës në sport, kostot më të mëdha mund të vijnë nga anulimi i ndeshjeve.

“Nëse një event anulohet, mund të kërkohet rimbursim biletash dhe pagesë për stafin që është paraqitur”, thotë ajo.

Gjatë Kupës së Botës për Klube të FIFA-s, zhvilluar verën e kaluar në SHBA, pati vonesa të shumta për shkak të reshjeve të dendura dhe stuhive. Disa ndeshje në Orlando, Neë Jersey dhe Cincinnati u shtynë për më shumë se një orë, ndërsa njëra u vonua mbi dy orë.

Organizatorët ndeshen me detyrime ligjore, kontrata televizive dhe marrëveshje me sponsorë, të cilat mund të kushtojnë miliona nëse një ndeshje nuk zhvillohet sipas planit.

Çfarë duhet të dinë tifozët?

Ekspertët e udhëtimeve këshillojnë tifozët të marrin sigurim udhëtimi dhe të lexojnë me kujdes kushtet e politikave.

Lisa Ëebb nga revista Ëhich? shpjegon se ka një ndryshim të madh mes ndeshjes së anuluar dhe asaj të shtyrë:

Nëse ndeshja anulohet, bileta rimbursohet.

Nëse shtyhet, bileta mbetet e vlefshme dhe tifozët duhet të mbulojnë vetë kostot shtesë për udhëtim apo hotel.

Ajo këshillon gjithashtu rezervime fleksibël për hotele dhe shmangie të politikave pa anulim. Pagesat e mëdha rekomandohen të bëhen me kartë krediti, duke ofruar mundësi më të mira rimbursimi në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Si po përgatiten qytetet pritëse?

Në Kansas City, një nga qytetet më të rrezikuara nga nxehtësia ekstreme, po instalohen pika freskuese, ventilatorë me ajër të lagësht, zona hijezimi dhe stacione hidratimi për qindra mijëra vizitorë.

Po ashtu, është krijuar një task-forcë rajonale për nxehtësinë, e përbërë nga mjekë, meteorologë dhe trajnerë sportivë, për të monitoruar dhe menaxhuar kushtet në kohë reale.

Tifozët do të marrin edhe njoftime në telefon me këshilla për hidratim dhe masa mbrojtëse përpara se të nisen drejt stadiumit.

Megjithatë, organizatorët pranojnë se nuk mund të kontrollojnë çdo faktor. FIFA vendos oraret e ndeshjeve, ndërsa qytetet mund të ofrojnë vetëm rekomandime.

Rreziqe edhe në Kanada

Edhe pse vëmendja është përqendruar te qytetet amerikane, ekspertët paralajmërojnë se Toronto dhe Vancouver kanë përjetuar nxehtësi ekstreme dhe ndotje nga zjarret pyjore vitet e fundit.

Nëse ndonjë qytet bëhet “i papërshtatshëm për lojë” për shkak të nxehtësisë apo smogut, do të kërkohen rregullime të shpejta dhe zhvendosje të mundshme të ndeshjeve.

Pavarësisht sfidave, bizneset lokale po shpresojnë për një vit rekord. Në Vancouver, tregtarët përgatiten për rritje të shitjeve të suvenireve dhe produkteve sportive, duke pritur një bum vizitorësh.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *