Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Anis Mehmeti dha 3 pasime për gol në fitoren 3–0 të Bristol City me Swansea të shtunën e kaluar, duke u bërë i pari lojtar që e realizon këtë në një ndeshje të vetme në 10 vitet e fundit. 24-vjeçari, i cili po shkëlqen me Bristol që synon ngjitjen në Premier League, ka shënuar edhe 5 gola deri më tani në Championship. Mehmeti tregon në një intervistë për Sky Sport se çfarë e frymëzon.
“Eden Hazard, Neymar dhe Philippe Coutinho ishin lojtarët e mi të preferuar në vegjëli. Jo se u ngjaj, por më pëlqenin t’i shikoja. Futbolli është argëtim. Këta lojtarë argëtonin tifozët dhe fitonin ndeshjet, dhe unë dua të bëj të njëjtën gjë. Unë dua të fitoj dhe të tregoj se jam i aftë ta bëj këtë.“
“Unë shikoj shumë futboll, veçanërisht Premier League. Shokët e skuadrës më ngacmojnë për këtë, por unë kam qenë gjithmonë i tillë. Futbolli më ka dhënë shumë dhe e dua atë.”
Anis Mehmeti ka luajtur 3 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare në kualifikueset e Euro 2024.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)