play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

1634 Results / Page 40 of 182

Background

Sport

Ndeshja e fundit ndaj Shqipërisë, Ukraina largon trajnerin Rebrov

Serhiy Rebrov nuk do të jetë më trajneri i kombëtares së Ukrainës. Dështimi për t’u kualifikuar në Botëror i ka kushtuar vendin e punës teknikut 51-vjeçar. Njoftimi erdhi direkt nga Federata Ukrainase, e drejtuar nga legjenda Andriy Shevchenko, i cili pavarësisht miqësisë dhe historisë së përbashkët me Rebrov, deklaroi se ekipi ka nevojë për vendime të reja për të ecur përpara. Humbja 3-1 kundër Suedisë vulosi fatin e ukrainasve, të […]

today22/04/2026

Sport

Zyrtarizohet miqësorja, Shqipëria do të luajë në Tiranë në qershor

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë në muajin qershor, për dy ndeshje miqësore. Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur marrëveshja për të zhvilluar një ndeshje miqësore me kombëtaren e Luksemburgut. Ndeshja do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Ndërkohë, në vijim pritet të konfirmohet edhe një ndeshje tjetër miqësore.

today22/04/2026

Sport

Inter e Como një hap larg finales, zikaltërit duan Kupën e Italisë

Inter është shumë pranë një sezoni historik, teksa mban në dorë titullin kampion në Serie A me një epërsi prej 12 pikësh dhe pesë ndeshje të mbetura. Tani, zikaltërit synojnë edhe finalen e Kupës së Italisë, për të realizuar një dopietë që mungon që nga sezoni 2009/10 nën drejtimin e José Mourinho. Përballë tyre qëndron Como, që kërkon të bëjë surprizën e madhe dhe të arrijë një sukses historik. Ndeshja […]

today21/04/2026

Sport

Finalet e Euro U-21 2027/ FSHF miraton investimet në stadiumet “Air Albania” & “Arena e Demave”

Në kuadër të përgatitjeve për finalet e Europianit U-21 2027 që do të zhvillohet në Shqipëri, do të ketë ndërhyrje në infrastrukturën sportive. Vendimi u mor nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit me qëllim përmbushjen e standarteve më të larta të kërkuara nga UEFA për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe finaleve të këtij kompeticioni. Ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës do ketë në stadiumin “Air Albania”, për ndryshimin e tapetit të fushës si […]

today21/04/2026

Sport

Zbulohet plani i Milanit për të mbajtur trajnerin Allegri

Pas një periudhe tensioni të shkaktuar nga rezultatet negative, te Milani duket se është rikthyer qetësia. Tri humbjet në katër ndeshjet e fundit kishin lëkundur pozitat e shumë protagonistëve, duke përfshirë yjet si Leao e Pulisic, por mbi të gjitha trajnerin Massimiliano Allegri. Megjithatë, pavarësisht zërave që e lidhnin atë me stolin e Kombëtares italiane, te Milani është konfirmuar vullneti për të vazhduar projektin me teknikun livornez. Plani i kuqezinjve […]

today17/04/2026

Sport

Vjen firma në kontratë, vendoset e ardhmja e Locatellit

Manuel Locatelli do të qëndrojë te Juventusi. Mesfushori italian ka hedhur firmën mbi kontratën e re, duke u bërë një nga shtyllat e projektit afatgjatë të klubit bardhezi. Lojtari ka zgjatur bashkëpunimin me klubin torinez deri në vitin 2030. Nga ky rinovim, Locatelli do të përfitojë një pagë prej rreth 4 milionë eurosh në sezon plus bonuse, duke pasur një rritje nga kontrata e mëparshme prej 3 milionësh që skadonte […]

today17/04/2026

Sport

Futbolli italian në krizë totale

Futbolli italian po përjeton një nga momentet më të errëta të historisë së tij. Pas dështimit të kombëtares së Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, tani edhe kompeticionet e UEFA‑s konfirmojnë rënien e ndjeshme. Asnjë skuadër nga Serie A nuk ka arritur në gjysmëfinalet e kupave evropiane këtë sezon. Ky rezultat shihet si një sinjal alarmi për gjithë lëvizjen futbollistike në Itali, por ajo që e bën situatën […]

today17/04/2026

Sport

Barcelona kundër arbitrimit

Barcelona nuk e pranon eliminimin nga Champions League dhe ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore. Pas përballjes së dyfishtë me Atlético Madrid, e mbyllur me një fitore të pavlefshme në ndeshjen e kthimit, klubi katalanas ka rritur tensionin, duke paraqitur një ankesë të re zyrtare pranë UEFA. Drejtuesit e klubit, të udhëhequr nga presidenti Laporta, kishin paralajmëruar më herët se nuk do të ndaleshin. Tashmë kjo është konkretizuar me një […]

today17/04/2026

Sport

Migjen Basha bëhet trajner i Lausanne

Migjen Basha është bërë bashkëtrajner i skuadrës së Lausanne në Zvicër. Ish-futbollisti i Kombëtares ka për detyrë të shpëtojë ekipin nga rënia. Basha është emëruar trajner i parë i ekipit të Lausanne. Ish-mesfushori i Kombëtares është vendosur në krye të ekipit të Superligës së Zvicrës së bashku me Markus Neumayr, pas shkarkimit të Peter Zeidler. Basha, i cili është pjesë e klubit prej vitit 2022, ka për detyrë të shpëtojë […]

today16/04/2026