Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today21/04/2026
Në kuadër të përgatitjeve për finalet e Europianit U-21 2027 që do të zhvillohet në Shqipëri, do të ketë ndërhyrje në infrastrukturën sportive.
Vendimi u mor nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit me qëllim përmbushjen e standarteve më të larta të kërkuara nga UEFA për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe finaleve të këtij kompeticioni.
Komiteti Ekzekutiv miratoi projektin e paraqitur nga klubi i Partizanit që parashikon zëvendësimin e tapetit ekzistues si dhe ndërtimin e dy fushave të reja stërvitore.
Gjithashtu një prej dy fushave të reja në kompleksin “Partizani” do jetë me bar natyral.
Këto investime shihen si me rëndësi të madhe në përmbushjen e standarteve ndërkombëtare si dhe për organizimin me sukses të finaleve të Europianit U-21 2027.
Punimet pritet të nisin së shpejti, me objektivin për përfundimin në kohë dhe në përputhje të plotë me kërkesat e UEFA-s.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)