Inter është shumë pranë një sezoni historik, teksa mban në dorë titullin kampion në Serie A me një epërsi prej 12 pikësh dhe pesë ndeshje të mbetura. Tani, zikaltërit synojnë edhe finalen e Kupës së Italisë, për të realizuar një dopietë që mungon që nga sezoni 2009/10 nën drejtimin e José Mourinho.
Përballë tyre qëndron Como, që kërkon të bëjë surprizën e madhe dhe të arrijë një sukses historik. Ndeshja e parë gjysmëfinale përfundoi 0-0, ndërsa sfida e kthimit pritet me interes të madh, pasi të dy ekipet synojnë finalen.
Takimi i parë ishte i vakët dhe pa shumë emocione, megjithëse vendasit u paraqitën më mirë.
Megjithatë, përballjet mes këtyre dy skuadrave këtë sezon kanë prodhuar spektakël, me Interin që fitoi 4-0 në ndeshjen e parë të kampionatit dhe një tjetër triumf dramatik 4-3 në përballjen e kthimit.
Një nga protagonistët kryesorë ka qenë Marcus Thuram, i cili ka gjetur shpesh rrugën e rrjetës ndaj Comos.
Nga ana tjetër, trajneri Cesc Fàbregas nuk ka arritur ende të mposhtë Interin në karrierën e tij në Itali, duke e bërë sfidën edhe më të vështirë për skuadrën e tij. Interi hyn në këtë ndeshje me besim maksimal, duke qenë pranë titullit dhe me ambicie të qarta për të fituar edhe Kupën e Italisë, trofeu i dhjetë në histori për klubin.
Ndërkohë, Como duhet të thyejë një tabu të gjatë, pasi nuk e ka mundur Interin që nga sezoni 1985/86 dhe nuk fiton në “San Siro” që nga viti 1950. Me mungesa të rëndësishme në formacion dhe disa rotacione të pritshme, Chivu pritet t’i besojë një kombinimi të lojtarëve me eksperiencë dhe talenteve të rinj.
Como mund të ndryshojë skemë për të përballuar forcën sulmuese të zikaltërve. Interi është favorit për të vazhduar rrugën drejt një sezoni të paharrueshëm, me përballjen që do të luhet në orën 21:00.
Post comments (0)