Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Barcelona nuk e pranon eliminimin nga Champions League dhe ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore. Pas përballjes së dyfishtë me Atlético Madrid, e mbyllur me një fitore të pavlefshme në ndeshjen e kthimit, klubi katalanas ka rritur tensionin, duke paraqitur një ankesë të re zyrtare pranë UEFA.
Drejtuesit e klubit, të udhëhequr nga presidenti Laporta, kishin paralajmëruar më herët se nuk do të ndaleshin. Tashmë kjo është konkretizuar me një protestë të dytë formale, edhe pse ankesa e parë për ndeshjen e vajtjes ishte shpallur e papranueshme.
Sipas drejtuesve blaugrana, numri i episodeve të diskutueshme është shumë i lartë për t’u konsideruar rastësi. Përtej aspektit sportiv, Barcelona nënvizon edhe pasojat konkrete. Sipas klubit, këto vendime kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar dhe në kualifikim, duke shkaktuar jo vetëm dëm sportiv, por edhe humbje ekonomike të konsiderueshme.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse UEFA do ta marrë në shqyrtim këtë ankesë të re, ndërsa polemikat rreth arbitrimit vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes në futbollin evropian.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)