play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Sot luhet Superkupa e Europës

today13/08/2025

Background
share close

Sot në mbrëmje në Udine do të vendoset fituesi i Superkupës së Europës. Paris Saint-Germain, që mori Champions këtë vit, do të përballet me Tottenham, triumfues në Europa League.

Trajneri i skuadrës franceze, Luis Enrique, tha se kundërshtari anglez është në avantazh, pasi ka pasur më shumë kohë për t’u përgatitur për këtë ndeshje.

PSG pati një sezon të gjatë, pasi mori pjesë edhe në Botërorin e Klubeve, ku humbi finalen me Chelsea. Te Paris do të mungojë portieri Donnarumma, i cili është jashtë planeve të stafit teknik dhe pritet të largohet.

Trajneri i Tottenham, Thomas Frank, e njeh forcën e kundërshtarit, por thotë se skuadra e tij është gati ta sfidojë.

“Uroj që të jetë gjithçka perfekte. Do të luajmë ndaj një ekipi që vitin e kaluar bëri një paraqitje shumë të mirë, por jemi gati për këtë.”

Paris Saint-Germain shikohet si favorit përballë Tottenham. Kjo do të jetë ndeshja e parë mes tyre.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *