Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Simon Yates është fitues i Giro D’italia 2025. Turneu, që për herë të parë zhvilloi tre etapat e para në Shqipëri, dhuroi spektakël deri në metrat e fundit. Britaniku vulosi fitoren e tij të dytë në një turne të madh.
Pasi morën bekimet nga Papa Leoni XIV në Vatikan, çiklistët zhvilluan garën mahnitëse rrugëve të Romës. Papa Leoni mori në këmbim një fanellë rozë, simbolin tradicional të kryesuesit të garës.
Etapa e Romës u fitua nga Olav Kooij, duke triumfuar në një finish sprinti.
Ndërkaq, Simon Yates bëhet çiklisti i parë, pas Alberto Contadorit në vitin 2015, që fiton garën e Italisë pa qenë pretendent në asnjë nga etapat.
Pasi përshkoi 3,300 km përmes Italisë, Shqipërisë dhe Sllovenisë, etapa e fundit ishte një udhëtim prej 143 km që nisi dhe mbaroi në Romë, duke përfshirë tetë xhiro me një distancë prej 9.5 kilometrash në Qytetin e Përjetshëm.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)