play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Silvinjo: Broja është mirë, por duhet të fitojë eksperiencë. Nuk ndihem në faj për Bajramin

today03/09/2025

Background

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të miqësores me Gjibraltarin.

Tekniku kuqezi deklaroi se gjendja e Armando Brojës është shumë e mirë, por lojtari duhet të luajë për të fituar eksperiencë.

“Broja është shumë mirë. Nuk ka probleme. Broja e di që duhet të luajë sa më shumë. Është lojtar i ri dhe duhet të jetë në fushë për të fituar eksperiencë.

Ndryshoi ekip. Është një jetë e re dhe një metodologji e mirë për të. Është duke u përmirësuar. Po stërvitet normalisht. Është në gjendje optimale.

Me Letoninë është një ndeshje normale. Nuk jemi në presion. Jemi mësuar me të tilla. Nuk kemi shans tjetër nëse ka rezultat tjetër përveç fitores. Duhet ta përgatisim ndeshjen shumë mirë

Nuk ndihem në faj për largimin e Bajramit. Unë mundohem të bëjë më të mirën për grupin. E kujtoj para dy vitesh, kur një brazilian fliste me një shqiptar në gjuhën portugeze. Kemi folur edhe për disa elementë taktikë. Është diçka që e kam përjetuar te Brazili. E njoh si histori. Nuk kam çfarë të them tjetër thjesht suksese lojtarit”, u shpreh Silvinjo.

Shqipëria do të luajë miqësoren ndaj Gjibraltarit më 4 shtator, ndërsa më 9 shtator përballet me Letoninë, në sfidën kualifikuese të Botërorit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *