Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today07/05/2025
Është shtyrë deri më 31 Maj afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit që kanë skaduar ose u përfundon afati të Dielën e zgjedhjeve. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha bëri me dije për mediat se vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe vlen për shtetasit shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.
“Nga një analizë e të dhënave, rezulton se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri në 11 Maj. Këto janë dokumente të domosdoshme për të marrë pjesë në procesin e votimit. Miratimi i akteve normative merret me qëllim garantimin e të drejtës kushtetuese së të gjithë shtetasve për të votuar pa pengesa, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Bëjmë me dije se, në Janar 2025, KQZ iu drejtua qeverisë nëpërmjet një kërkese lidhur me problemin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë. Në Shkurt 2025 u miratuan Aktet Normative, që kishin të bënin me shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve për shtetasit shqiptarë në diasporë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)