Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dëmtimet mbi të gjitha në mbrojtje dhe forma e disa prej kuqezinjve po e kushtëzojnë vendimin e trajnerit Sylvinho për formacionin titullar ndaj Anglisë sot në orën 20:45 në Wembely për kualifikueset e Botërorit 2026.
Edhe në stërvitjen e fundit të zhvilluar mbrëmë u la pak të kuptohej për një 11-sh të minutës së parë. Gjithsesi në portë do të jetë Strakosha. Në mbrojtje me Kumbullën e Ismajlin në dyshim dhe mungesat e Hysajt e Mitajt, pritet që të jenë Balliu, Ajeti, Gjimshiti e Aliji.
Me kalimin e minutave mund të ketë hapësirë edhe Broja, duke pare edhe ecurinë e sfidës ku trajneri Sylvinho ka premtuar se do të përpiqen të surprizojnë Anglinë. Gjithsesi deri në momentet e fundit mund të ketë ndonjë ndryshim nga stafi teknik.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)