play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Shqipëria sfidon Letoninë, Silvinjo dhe Asllani flasin në konferencë për shtyp

today09/06/2025

Background
share close

Shqipëria do të përballet të martën e 10 qershorit me Letoninë në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Në prag të kësaj përballje, kanë folur në konferencë për shtyp trajneri Silvinjo dhe mesfushori Kristjan Asllani.

 

“Ndeshja e dytë është më e vështirë në aspektin e rikuperimit dhe menaxhimit. Këtë e thonë edhe të tjerët. Nuk kemi vendosur akoma për formacionin. Do kemi edhe stërvitjet e fundit, ku mund të kemi një ide më të qartë. Kemi një avantazh në Kombëtare, sepse kemi 24 lojtarë, nga ku mund të zgjedhim. Kemi hapësira, për të zgjedhur mes lojtarëve të ndryshëm. Kemi mundësi të zgjedhim dhe do të vendosim nesër.

Manaj është një lojtar me eksperiencë. Është titullar te Kombëtarja. E njoh që te Interi. Përgjegjësia është e imja. Pas përgatitjeve që bëjmë, jam unë ai që vendos se kush gjuan penalltitë.”


Fjala e Asllanit:

“Duhet të karikohen bateritë. Vijmë nga një ndeshje ku kemi bërë mirë dhe mungoi vetëm fitorja. Vijmë në një ndeshje shumë të rëndësishme, që vlen për ecurinë në grup.

Nga koha kur ka ardhur Silvinjo, thuajse i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Megjithatë duhet të mendojmë për skuadrën. Kemi një ndeshje shumë të vështirë. Kanë një trajner italian dhe unë e di si punojnë ata. Tani nuk mendoj për Asllanin por për skuadrën.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *