play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Shqipëria “kërcënon” me gola/ Gjashtë yje kuqezinj shënojnë gola këtë fundjavë

today23/09/2025

Background
share close

Rrallë kemi parë një fundjavë të tillë. Gjashtë lojtarë shqiptarë që shënojnë dhe janë protagonistë në vetëm dy ditë nuk është diçka që ndodh shpesh, ndërsa ngjau pikërisht vetëm pak javë përpara duelit në Kupën e Botës ndaj Serbisë.

Që nga Europa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Iran, lojtarët ofensivë kuqezinj ishin në formë. Ndoshta, rrjeta më e bukur ishte nga Arbër Hoxha në derbin e Kroacisë, Hajduk-Dinamo.

Lojtari sulmues i krahut i dha fitoren skuadrës nga Zagrebi pikërisht në stadiumin “Poljud” të Splitit me një aksion krejtësisht individual.

Nuk mund të lihet mënjanë Anis Mehmeti dhe me shpresën që më në fund të thirret në ekipin përfaqësues nga trajneri Silvinjo. Paraqitja e tij në ligën e dytë të Anglisë, në Championship, ishte shumë e mirë dhe u kurorëzua me një goditje të shkëlqyer në portë, edhe pse Bristol Siti u mund 3-1 në fushën e vet nga Oksfordi.

Mirlind Daku është ai që nuk zhgënjen asnjëherë, edhe pse pati një kritikë nga trajneri Rahimov. Sulmuesi i Shqipërisë ndihmoi Rubinin të merrte pikën në barazimin 2-2 në Premier Ligën e Rusisë në fushën e rivalit Akron në qytetin me emrin Toliati.

Kjo ishte rrjeta e tij e 8-të, duke qenë në vend të parë të renditjes për Këpucën e Artë. Lajm shumë i mirë për tifozët shqiptarë është rikthimi i Jasir Asanit.

Ai shënoi dy gola në elitën e Iranit, në barazimin 2-2 të Esteglalit në shtëpi kundër Pajkanit. Myrto Uzuni po ashtu po tregon më në fund një formë mjaft të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 3 gola në katër ndeshjet e fundit.

Në minutën e 96-të I dha fitoren 2-1 të vetëve në ndeshjen Ostin-Siatëll në ligën profesioniste amerikane. Me rëndësi është edhe paraqitja e Julian Shehut, pasi mesfushori me tipare mbrojtëse kuqezi realizoi në Poloni. Në 9 ndeshje, ai ka qenë tepër aktiv me 3 gola e 3 asistë, edhe pse më shumë ka detyra në prapavijë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *